6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Abdixhiku ia përmend Kurtit narcizoizmin politik: Ka diskrepancë në njohjen e krizës

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shfaqur kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti, për të cilën tha se po e refuzojnë njohjen e krizës ekonomike që ka kapluar vendin e më të cilën po përballen qytetarët.

Në Rubikon me Adriatik Kelmendin, i pari i LDK-së, u shpreh se për propozimet e tyre për reduktim të akcizës në naftë dhe produkte të tjera bazike, po hasin në rezistencë të pakuptueshme, përcjell klankosova.tv.

”Ne ka rreth katër muaj që kemi nisur propozimin e 7 marsit e 2022-ës për reduktimin e akcizës në naftë dhe reduktimin e TVSH-së në naftë produkteve tjera bazike si rezultat i krizës së shkaktuar të çmimeve në Europë por edhe në Kosovë”.

”Si rezultat ne kemi hasë në rezistencë të pakuptueshme të pushtetit rreth argumentimeve tona që kemi ngritur”.

”Për ne nafta është lëndë e parë, dhe është lëndë e parë e 140 produkteve në Kosovë që konsumohen rregullisht e vazhdimisht. Çdo shtrenjtim në naftë përkthehet në shtrenjtimin e qindra produkteve në Kosovë”.

”Tatimet e vërtetë që s’janë ndryshuar në këtë kohë, por çmimet kanë ndryshuar. E meqë tatimet janë në përqindje, qytetarët janë ata që po paguajnë më shumë”.

”Inflacioni në Kosovë është 13% brenda një viti, sipas agjencisë së statistikave brenda Zyrës së Kryeministrit. Dhe në produkte bazike është shumë më tepër sesa 13%. Sepse 13% është mësatarja. Por për njerëzit e shtresës me të ardhura më të ulëta, dhe mesatare, produktet janë shtrenjtuar shumë më shumë”.

”Shembull buka: nga 30centë arrin në 60 centë”.

”Goditja me çmime për produkte bazike, është shumë e lartë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit