Home Lajme Abdixhiku i qartë: Jemi pro Asociacionit, është obligim ndërkombëtar i Kosovës

Abdixhiku i qartë: Jemi pro Asociacionit, është obligim ndërkombëtar i Kosovës

0
Abdixhiku i qartë: Jemi pro Asociacionit, është obligim ndërkombëtar i Kosovës

Lumir Abidxhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka treguar qëndrimin e tij rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

I ftuar në “Pressingit” të T7, z. Abdixhiku ka treguar se ai është pro Asociacionit, pasi mendon se është obligim ndëkrombëtar i Kosovës.

“Në fillim të Asociacionit, unë dhash qëndrimin për Asociacion, u morëm vesh që do ta thoni ju vazhdimisht që ky është qëndrimi i LDK-së dhe prapë po më thuani që s’kemi qëndrim” – ishte deklarata e z. Abdixhikut, e cila e shtyri të ndërhyjë moderatorin e emisionit, Leonard Kërquki, i cili ia shtroi një pyetje.

“E bojmë kështu: a jeni pro apo kundër Asociacionit?” – ishte pyetja direkt e z. Kërqukit.

“Natyrisht që jemi pro, si bëhet kjo pyetje. Ne e konsiderojmë që është obligim ndërkombëtar i Kosovës, është obligim kushtetues i Kosovës, për një Asociacion sipas interpretimit të Kushtetueses së Republikës së Kosovës” – ishte përgjigja e Abdixhikut.

Exit mobile version