Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në një takim mërgimtarët.
Takimi u zhvillua afër selisë së LDK-së.
Njoftimi i plotë:
Mbrëmje mirëseardhjeje, tashmë tradicionale me bashkëatdhetarët tanë; që këtë herë ishin dhe më të shumtë pranë Selisë Qendrore të LDK-së.
Me aktivistë të palodhur e qytetarë të dashur nga mërgata jonë – që edhe pse larg, nuk janë shkëputur kurrë nga Kosova, nga vendlindja, nga ëndrra jonë e përbashkët.
Sonte ndamë fjalë, ndjenja, kujtime dhe shpresë, për Kosovën që duam të ndërtojmë së bashku. Sepse për LDK-në, mërgata nuk është vetëm urë lidhëse me botën; është pjesë përbërëse e historisë, zhvillimit dhe të ardhmes sonë.
Mirënjohje për secilin e secilën që na nderoi me praninë e vet. Rruga jonë është e gjatë, por bashkë jemi më të fortë.
Mirë se keni ardhur në shtëpinë tuaj, në Lidhjen tonë, në LDK!