10.7 C
New York
Sunday, November 2, 2025

Buy now

Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: Të dielën Prishtina flet e para, nuk do t’iu vie rendi të bllokoni më askënd

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në hapjen e fushatës në Prishtinë për balotaz u lëshua në gjuhë kërcënuese nëse s’votohet VV-ja. Ai në një formë e konfirmoi se në vendet ku ka qeverisur VV-ja ka dërguar investime milionëshe.

“Pse mos të vijnë edhe në komuna tjera investime dhjetëra milionëshe? Mendoni mirë qytetarë, zgjidhni kryetarin e duhur dhe që ju duhet. Ne kemi premtuar dhe do ta mbajm fjalën, 1 miliard euro investime për komunat, por ju e dini, unë nuk e jam buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave për ata kryetar që nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin. Mos i votoni ata që nuk dinë e nuk e duan punën, asa ata që dinë e duan të vjedhin, me ata nuk kainvestime as zhvillim, siç nuk ka pasur për 20 vite pas luftës.”, tha ai.

Për këtë deklartë i është kundërpërgjigjur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se java e balotazhit do të jetë vendimtare për Prishtinën dhe për Kosovën, duke ironizuar me Kurtin, të cilin e quajti “kryepopullist”.

“Nuk do t’iu vie rendi të ndalni asgjë.Nuk do t’iu vie rendi të bllokoni më askënd.Me një panoramë Kryeqyteti, i cili po ndirçohet si asnjeherë më parë nga LDK dhe qeverisja jonë këtu, le të nisim javën e madhe të balotazhit.Le t’i japim përgjigjen e madhe kryepopullistit që veç bllokimit e kërcënimit për bllokim nuk ofron asgjë. Të dielen, me 9 nëntor, Prishtina flet e para! Të dielën me 9 nëntor Kryeqyteti i jep LDK-së atë që s’mund t’ia ndalin popullistët kurrë: besimin! Si triumf i kohës, si etapë e re për gjithë Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku.

Abbixhiku ka thënë se “Prishtina flet e para! Pas saj, nga zgjedhjet lokale deri në ato nacionale le të flasë secili qytet, le të flasë e gjithë Kosova”.
Postimi i plotë:

 

Të ngjashme

Të fundit