Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar pas reagimeve të Ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla dhe kryeministrit Albin Kurti, për pagat e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI).
Abdixhku ka thënë se pjestarët e NjSI-së po kërkojnë dinjitet dhe se atë e meritojnë. Ndërsa ka thënë se një Qeveri normale, nuk do t’i lejonte aq më pak pas sulmit terrorist në veri, t’i kishte djemtë elitar në protestë dhe se nuk do t’i trajtonte këta djem me propagandë.
“Po kërkojnë dinjitet. Dhe dinjitet meritojnë këta dhjetra djem. Hiqni ca meditje nga shëtitjet e thata dhe zgjidhjen e keni krejt të lehtë. Një Qeveri normale nuk do të lejonte – aq më pak pas sulmit terrorist – t’i kishte djemtë elitarë në protestë. Një Qeveri normale nuk do t’i trajtonte këta djem me propagandë! Por Qeveri normale nuk ka ky shtet. Ka mashtrues që nxisin turma edhe në këtë temë. Edhe një përplasje e re. Edhe një propagandë. Sikurse me minatorë, mësues, polic e me secilën shtresë në këtë vend”, ka shkruar Abdixhiku:
Reagimi i plotë i Abdixhikut:
Për t’i marrë 2,200 euro u duhet të luftojnë me kriminelë e terroristë, me nga 20 orë punë e 4 orë gjumë – dhe atë çfarë pune e çfarë gjumi se!
I thonë punë jashtë orarit; punë shtesë. Për punë të tillë mos paçin nevojë asnjëherë; por janë aty sa herë që kemi nevojë; si vend, si shtet si shoqëri. I thonë angazhim patriotik për atdheun.
Paga e tyre është 630 euro BRUTO!
Kaq paguhen.
550 euro NETO!
Po kërkojnë dinjitet. Dhe dinjitet meritojnë këta dhjetra djem. Hiqni ca meditje nga shëtitjet e thata dhe zgjidhjen e keni krejt të lehtë.
Një Qeveri normale nuk do të lejonte – aq më pak pas sulmit terrorist – t’i kishte djemtë elitarë në protestë. Një Qeveri normale nuk do t’i trajtonte këta djem me propagandë!
Por Qeveri normale nuk ka ky shtet. Ka mashtrues që nxisin turma edhe në këtë temë. Edhe një përplasje e re. Edhe një propagandë. Sikurse me minatorë, mësues, polic e me secilën shtresë në këtë vend.
Drejt fundit.
Kosova do të bëhet më mirë!