23.5 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit: Po mbronë kriminelët në pranga e krimin rreth tij, a është ky ndryshimi i njëmendtë? (Video)

- Advertisement -

Në një video-adresim të fundit, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidixhiku, ka ngritur shqetësime të mëdha dhe ka kritikuar ashpër pushtetin në lidhje me arrestimin e dy zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe një personi të afërt të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Ridvan Muharremin, në kontekstin e aferës skandaloze të vajit, grurit dhe sheqerit ku sipas dosjes së Prokurorisë përveç procedurave të paligjshme të ndjekura gjatë blerjeve të rezervave shtetërore, janë evidentuar edhe shkelje të tjera, pasi mallrat e paguara nuk kanë mbërritur në territorin e Kosovës duke i shkaktuar humbje buxhetit të shtetit në vlerë 601 mijë euro.

Abidixhiku ka bërë thirrje për ndryshim derisa ka akuzuar pushtetin për praktika të korruptuara të dhënies së tenderave për miqtë ndaj krerët e pushtetit.

“Një politikan që i jep miliona euro të buxhetit mikut të tij. Jo me garë, jo me procedurë, jo me ligj – por me tender veçmas për të. Një mik politikani që merr miliona nga shteti me procedurë të qëndisur enkas për të, dhe vendosë t’i marrë – siç na thotë politikani vet – veç’ 3%; përkatësisht 52 ton grurë, 200 mijë litra vaj e 120 mijë kilogram sheqer. Një hajni që del sheshazi në publik, dhe një Qeveri që në njërën anë atakon mediat sepse zbuluan një skandal të tillë, e në anën tjetër prokurorinë sepse arreston keqbërësit e tillë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Të ngjashme

Të fundit