26.7 C
New York
Sunday, September 14, 2025

Buy now

Abdixhiku i kërkon votat në Artanë bashkë me Bajrush Ymerin

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sonte ishte në Artanë në një tubim me qytetar për të prezantuar kandidatin për kryetar, Bajrush Ymerin.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka theksuar se Bajrush Ymeri është njeriu i Artanës dhe se e njeh mirë atë qytet.

“Ai është biri i këtij vendi, që e njeh më mirë se kushdo çdo lagje, çdo rrugë, çdo fshat. Ai nuk vjen me premtime boshe. Ai vjen me përvojë, me përkushtim, me ndershmëri. Ai është gati të punojë ditë e natë për t’ua dhënë qytetarëve të Artanës dinjitetin, për t’ua mbajtur shpresën, për ta bërë Artanën një vend me plot zhvillim”.

“Por Bajrushi nuk është vetëm. Sepse përveç kryetarit, një komunë e fortë ka nevojë për një asamble të fortë. Dhe ne kemi sjellë sot edhe listën tonë për Kuvendin Komunal të Artanës. Janë burra e gra të ndershëm, profesionistë, njerëz që nuk e shohin politikën si privilegj, por si shërbim”, ka thënë Abdixhiku.

Të ngjashme

Të fundit