7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Abdixhiku, i hatruar me Kurtin: Më tha që jam bashkëpunëtor i Serbisë, unë fjalët i marr seriozisht

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sonte në emisionin “Pressing” të T7 ka folur për refuzimin e ftesës së kryeministrit Kurti për darkë.

Ai tha se “s’kishte vërtetësi në ftesën për bashkëpunim, ishte një kërkesë për instrumentalizim”.

“Këtë e kuptuam. Në e patëm një qëndrim shumë parimor, që tani është shumë vonë për bashkëpunim”.

Abdixhiku tha se Kurti i ka thënë që është bashkëpunëtor i Serbisë, duke shtuar se fjalët në politikë i merr seriozisht.

“Në ditën që ai e ka konsideruar LDK’në bashkëpunëtore të Serbisë. Pra në atë seancë kur më është drejtuar mua që Serbia po iu kërkon juve, unë i marr të vërteta ato fjalë. Atë ditë kam qenë i rrethuar, në njërën anë nga komandanti i Koshares Anton Quni, luftëtar i lirisë, në anën tjetër nga akademiku Shala dhe poashtu afër kam pasë një nënë të një pesë vjecares, deputeten Kica Xhelili. E në qoftë se ne jemi bashkëpuntorë të Serbisë, t’i s’duhesh me na taku në takim fare. Unë në politikë i marr fjalët seriozisht. Ose duhet me dalë me thënë ‘shiko, kam mashtru për arsye të ulëta populliste’ ose ‘unë i qëndroj këtyre bindjeve dhe nuk kam çka takohem me ta, se po besoj që ti je argat i Serbisë e Serbia të takon ty, unë nuk të ftoj në takim fare’. Në fakt, ti ke rreziku jetën e njerëzve të LDK’së me këto deklarata. Përveç gjuhës polarizuese, ndarëse, përçarëse, videove të propagandës, tani takon takim. Për çfarë? Për instrumentalizim? Dhe atë në një javë kritike për Republikën e Kosovës. Darka e vetme që atë natë kryeministri Kurti, kryetari i Vetëvendosjes, është dashur të hajë me ndonjë kryeministër evropian i vendeve aleate për ta bindur që Kosova të anëtarësohet”, tha kryetari i LDK’së në “Pressing“.

Ai shtoi se Kurti “nuk e kishte gajlen e shtetit, e kishte gajlen e vetes”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit