6.3 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Abdixhiku: Gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka treguar se me gratë dhe vajzat e Këshillit të Përgjithshëm tē Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë bashkëbiseduar për barazinë e domosdoshme gjinore që shoqëria jonë duhet të arrijë.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shtuar se, motoja e organizimit të sotëm në Prishtinë ishte “Gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm”, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

Gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm – kjo ishte motoja e organizimit të sotëm në Prishtinë. Me gratë dhe vajzat e Këshillit të Përgjithshëm tē Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëbiseduam për barazinë e domosdoshme gjinore që shoqëria jonë duhet të arrijë.

Fjalimet dhe propozimet konkrete të Jehonës, Doarsës, Hykmetes e Vlorës, do t’i shndërrojmë në politika programore partiake si dhe në iniciativa ligjore në Kuvend.

LDK-së i takon që në vend të zymtësisë depresive që të tjerët krijojnë sot, të japë shpresën e njëmendtë që vendi ynë e meriton. Duke i njohur nga afër potencialet e ekipeve tona, duke i njohur mirë dhe gratë e vajzat që sot bëjnë politikën e LDK-së, përveçse jam i bindur se ndryshimin do ta bëjmë bashkërisht, jam dhe krenar që po rrugëtojmë me to në çdo përpjekje përpara.

Gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm – kjo ishte motoja e organizimit të sotëm në Prishtinë. Me gratë dhe vajzat e…

Posted by Lumir Abdixhiku on Wednesday, September 14, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit