Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, i ka ftuar qytetarët që nesër natën e ndërrimit të motmotove ta presin në sheshtet e Prishtinës.
Ai ka theksuar se Kosova ka të ardhme të bukur përpara.
Sipas tij, nga sheshi Ibrahim Rugova tek sheshi George Bush, do të ketë jetë.
“Një mbrëmje e ‘zakonshme’ Kryeqyteti! Jetë, gjallëri, festë! Ejani nesër në sheshet e Prishtinës – nga mesdita – për të përjetuar e shënuar fillime të reja në një vit të ri. Nga sheshi Ibrahim Rugova tek sheshi George Bush, le të ketë jetë! Ky vend ka të ardhme të bukur përpara. Do ta bëjmë se s’bëhet ndryshe”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.