14.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Abdixhiku: Familjet kosovare në çdo takim shfaqin ndjenjën e thellë të dëshpërimit

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar fshatin Zaskok të Ferizajt.

Gjatë takimeve me banorët e fshatit, kreu i LDK-së njoftoi se për sfidat e mëdha që ata kanë në çdo përballje.

Postimi i plotë:

Sonte, takimet e çdo mbrëmshme, i vazhdova në fshatin Zaskok të Ferizajt, tek familja Çerkini.

Bashkë me banorë të tjerë të këtij fshati, diskutuam për sfidat e mëdha që ata kanë në çdo përballje. Të lënë vet e pa mbështetje, familjet kosovare në çdo takim shfaqin ndjenjën e thellë të dëshpërimit, por mbi të gjitha të thirrjes për shpresë e ndryshim. Këtë ndryshim, të vërtetë, do ta gjejnë tek ne. Ndër të tjerash – me këta qytetarë, diskutuam dhe për rëndësinë e familjes, dhe konceptin tonë politik të djathtë që brenda programit ‘Rruga e Re’ e vendosë familjen në qendër.

Takimet me qytetarë dhe pritja me plot shpresë që po e gjejmë gjithandej, nga ambientet familjare tek bisedat me familjarë, vazhdon të jetë konfirmim i momentumit të mirë nëpër të cilin po kalojmë si Lidhje! Do të vazhdojmë çdo natë kështu, në çdo lagje e çdo anë, sepse Kosovën e bëjmë bashkë me njerëzit tanë!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit