-1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Abdixhiku e takoi presidentin e Malit të Zi në hotel por refuzoi takimin me presidentin e Shqipërisë

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar takimin me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, pasi ky i fundit kishte kërkuar që takimi të mbahet në ambientet e Kuvendit ose në hotelin ku po qëndron ai në Prishtinë.

Por, para pak javësh kryetari i LDK-së kishte pranuar që ta takoj në hotel presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq gjatë vizitës që kishte në Prishtinë.

Ndryshe, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk i ka shkuar sot në takim presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.


Kjo pasi ky i fundit ka refuzuar që të takohet me drejtuesit e LDK-së në selinë e tyre.

Ndryshe, dje LDK-ja e ka quajtur të pakuptimtë refuzimin e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, që të shkojë në zyrat e LDK-së.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit