Abdixhiku ka kërkuar që secili të ndihmojë në vetëdijësimin shoqëror rreth kancerit të gjirit.
Pjesë e këtij aktiviteti, është parë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me bashkëshorten, Kristalen.
”Albina dhe unë bashkë me Përparimin e Kristalen këtë pasdite iu bashkuam fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit ‘Race for the Cure’, në aktivitetin organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë së kryeqytetit.
Sot, çdo e teta grua kosovare ballafaqohet me kancerin e gjirit; derisa identifikimi i hershëm i kësaj sëmundje rritë gjasat e mundjes së saj.
Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, një ndër njerëzit më aktiv në ekipën e Kryeqytetit, shpalosi dhe angazhimin e Drejtorisë së Shëndetësisë në këtë drejtim.
Prishtina sot ofron:
Tre aparate mamografike;
Shërbime falas dhe pa rend pritjeje;
Subvencionim i të gjitha grave të prekura.
Ndihmoni në vetëdijësimin shoqëror.
Le të jemi pjesë e kësaj beteje për jetë”.