14.6 C
New York
Saturday, October 26, 2024

Buy now

Abdixhiku e Rama i bashkohen fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit

- Advertisement -
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Albina, i është bashkuar sot fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit.

Abdixhiku ka kërkuar që secili të ndihmojë në vetëdijësimin shoqëror rreth kancerit të gjirit.

Pjesë e këtij aktiviteti, është parë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me bashkëshorten, Kristalen.

”Albina dhe unë bashkë me Përparimin e Kristalen këtë pasdite iu bashkuam fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit ‘Race for the Cure’, në aktivitetin organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë së kryeqytetit.

Sot, çdo e teta grua kosovare ballafaqohet me kancerin e gjirit; derisa identifikimi i hershëm i kësaj sëmundje rritë gjasat e mundjes së saj.

Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, një ndër njerëzit më aktiv në ekipën e Kryeqytetit, shpalosi dhe angazhimin e Drejtorisë së Shëndetësisë në këtë drejtim.

Prishtina sot ofron:

Tre aparate mamografike;

Shërbime falas dhe pa rend pritjeje;

Subvencionim i të gjitha grave të prekura.

Ndihmoni në vetëdijësimin shoqëror.

Le të jemi pjesë e kësaj beteje për jetë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit