2.3 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Abdixhiku drejt Pejës për një kafe me Muhaxherin, shpreh fort i lumtur për pritjen

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkoi sot në Pejë për të pirë një kafe me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri, i cili siguroi edhe një mandat të ri.

Ai u shpreh fort i lumtur për pritjen që iu bë atje, duke theksuar se ka kohë që nuk është ndier kaq i përmbushur.

“Për një kafe urimi në Pejë. Për 62% mbështetje për Gaz Muhaxherin dhe LDK-në. Për festën e vonuar në këtë qytet të bukur e përplot qytetari.

Faleminderit Pejë për pritjen e sotme. E di që ju kam në krah gjithëherë. Ka kohë që s’jam ndjerë kaq i përmbushur. Të falat e urimet për fitoren në Prishtinë, i mora me veti e do t’i përcjellë tek të gjithë!

Sa shumë gjeta pozitivitet mes njerëzve të këtij qyteti fisnik, që me kulturë, maturi e qytetari – gjithsesi me plot përkushtim – i dhanë përgjigje popullizmit e kryepopullistit belaxhi”, shkroi kreu i LDK-së në Facebook.

Ndër të tjera, Abdixhiku tha se Peja nuk e duron arrogancën e as mashtrimin e atyre që, sipas tij, e kanë politikën vetëm instrument të frustrimit.

“Peja nuk e duron dot arrogancën, as mashtrimin, as zhurmën boshe të atyre që e kanë politikën vetëm instrument të frustrimit. 62% është deklarim estetik! Faleminderit Pejë! Faleminderit për dashurinë, për besimin dhe për mesazhin që i dhatë gjithë Kosovës”, përfundoi ai

Të ngjashme

Të fundit