3.9 C
New York
Tuesday, December 23, 2025

Buy now

Abdixhiku: Do ta edukojmë Vetëvendosjen, s’mund të akuzosh për bashkëpunim me Serbi e të dërgosh letër për koalicion

- Advertisement -

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për refuzimin që i kanë bërë ftesës së LVV-së dhe Albin Kurtit për të hyrë në koalicion qeverisës pas zgjedhjeve të shkurtit.

Abdixhiku ka thënë nëse asgjë, LDK do ta emancipojë dhe edukojë Lëvizjen Vetëvendosje, për t’ia bërë të qartë se s’mund të bësh akuza për bashkëpunim me Serbi e pastaj të dërgosh një letër për koalicion.

Ai ka thënë se s’kanë besim në Lëvizjen Vetëvendosje dhe se s’ka asnjë Pazar për qeverisje që e ndërron këtë qëndrim dhe bindje të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Nëse asgjë tejtër s’bën LDK-ja, ka me iu emancipu, për mos me thanë me iu eduku. S’mundesh me sha, e me akuzu për bashkëpunim me Serbi e pastaj të dërgosh letër”, ka thënë Abdixhiu në Pressing.

Të ngjashme

Të fundit