Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në shoqërinë e deputetit gjerman të Bundestagut, Peter Beyer, ishin sot në njërën nga shkollat me mësim gjithëditor në Prishtinë.
Beyer tha se në atë shkollë e pa një sistem me standarde sikurse në Gjermani.
“Aty pamë nga afër transformimin e vërtetë nga një sistem edukimi me vështirësi, te një sistem me standarde – në fjalë të Peter – sikurse në Gjermani. Dhe ashtu ishte!”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai tha se fëmijet ushqehen me shujta të ngrohta, klasat janë me tabela digjitale dhe ka rafte për çantat e rënda.
Fëmijë që ushqehen me shujta të ngrohta – të cilat ishin shumë të shijshme; kuzhina moderne, klasë me tabela digjitale, rafte për çantat e rënda, detyra të shtëpisë në shkollë, e aktivitete fizike për fëmijët që rrijnë tani 8 orë në shkollë! Mbi të gjitha një kolektiv arsimor që angazhohet me kaq përkushtim nën drejtimin e Liridonit.”
Abdixhiku tha se këtë model do ta implementojnë në Kosovë.
Ky është njoftimi i plotë i Abdixhikut:
Së bashku me deputetin Peter Beyer, ishim mysafirë të Jehonës tek njëra nga shkollat me mësim gjithëditor në Prishtinë.
Aty pamë nga afër transformimin e vërtetë nga një sistem edukimi me vështirësi, tek një sistem me standarde – në fjalë të Peter – sikurse në Gjermani.
Dhe ashtu ishte!
Fëmijë që ushqehen me shujta të ngrohta – të cilat ishin shumë të shijshme; kuzhina moderne, klasë me tabela digjitale, rafte për çantat e rënda, detyra të shtëpisë në shkollë, e aktivitete fizike për fëmijët që rrijnë tani 8 orë në shkollë! Mbi të gjitha një kolektiv arsimor që angazhohet me kaq përkushtim nën drejtimin e Liridonit.
Këtë model do ta implementojmë në Kosovë!
Kjo është oferta jonë!
Fëmijë të lumtur!
Familje të lumtura!
Shtet me edukim të fortë!