Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si një humbje për vendin.
Abdixhiku tha se kjo zgjedhje është pasojë e popullizmit të deputeit Albin Kurti dhe se do të ketë pasoja të mëdha për institucionet.
“Për mua është dëshpëruese mbështetja e një kandidati të tillë nga partitë tjera. Ky është një dëm shumë i madh. Nuk kemi nevojë që të lejojmë popullizmin e Albin Kurtit që të na ofrojë dëmë kaq të mëdha”, ka thënë Abdixhiku në “Debat Plus”
“Nenë LDK sidomos 5 vitet e fundit, e kemi shumë të rëndësishme që paralelisht me reformën tonë të brendshme të bëjmë edhe një emancipim të skenës politike, që gjuha e rëndë, politika e ashpër, urrejtja të mos shpërblehen me triumf”, ka thënë ai.