![Abdixhiku del në treg: Qytetarët na thonë që kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme Abdixhiku del në treg: Qytetarët na thonë që kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/01/FB_IMG_1674644251349.jpg)
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dal këtë mëngjes në Prishtinë, në njërin nga tregjet e pemëve, perimeve e produkteve bazike.
Kreu i LDK-së ka thënë se me këtë pushtet, mijëra njerëz po përpiqen fort t’i bëjnë ballë rritjes së paprecedentë të çmimeve.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Këtë mëngjes, në Prishtinë, në njërin nga tregjet e pemëve, perimeve e produkteve bazike, takova qytetarë që na thonë të njëjtën gjë: kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.
Me këtë pushtet, mijëra njerëz po përpiqen fort t’i bëjnë ballë rritjes së paprecedentë të çmimeve. Përgjatë dy viteve të shkuara, norma mesatare e inflacionit në Kosovë ka arritur në mbi 20%, përderisa çmimet e produkteve bazike janë rritur për mbi 50%. Kaq shumë ndryshim në kaq pak kohë, nuk ka patur asnjëherë. Pavarësisht kësaj rritjeje, Qeveria nuk ka ofruar asnjë zgjidhje dhe jetën e dinjitetshme që familjet kosovare e meritojnë.
Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së.
Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10159488668942759&id=505267758&mibextid=Nif5oz