Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka drejtuar katër pyetje për kryeministrin, Albin Kurti për atë se çfarë ka pranuar në takimin me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Para se t’i bënte pyetjet, Abdixhiku ka treguar se çka i kishte prezantuar kryeministri Kurti gjatë takimeve me liderët e partive opozitare në muajin gusht dhe dhjetor të viti 2022.
“Dokumenti i tij mbante titulli e elemnete të korinizës së përgjithshme për normalizimin e marrëdhënive me Serbinë. Aty ishin pesë elementet që tregonin pozicionin e Kurtit. Njohje finale, të kaluarën, pra për dëmet e luftës, të zhdukurit, reciporcitet të plotë për shqiptarët në Serbi dhe rikonsiderimin e të gjitha marrëveshje paraparke të nënshkruara.” – ka treguar ai.
Ndërkaq dy muaj më pas, Abdixhiku ka treguar se kishte pranuar nga Kurti një dokument që ishte prezantuar si plani franko-gjerman.
Ai ka thënë se nuk ishte i njejtë më atë që kishin diskutuar në muajin gusht.
“Dy muaj më pas, Kurti më kishte dorëzuar një dokument dyfaqësh si planin franko-gjerman. Dhe ishte larg shumë larg propozimit të tij fillestar.” – ka thënë ai.
Pas kësaj, Abdixhiku ka thënë se askush në Kosovë nuk e di përmbajtjen finale të planit dhe se askush nuk e di se çfarë ka pranuar në parim kryeministri Kurti.
“Në marrëveshjen e pranuar a bëhet fjalë për marrëveshje finale apo për një marrëveshje bazë dhe jo përfundimtare? A e ka njohje e ndërsjellte në qendër të saj? A e ka elementet e paltformeës tuaj që na prezantun më gusht 2022? A parasheh rikonsiderimin e të gjitha maarrëveshjeve paraparake apo pranimmin e të gjitha marrëveshjeve?” – ka pyetur ai duke shtuar se “çfarë elemente ka produkti i juaj përfundimtar, çfarë ke pranuar saktësisht, trego hapur pa frikë, shqip para të zgjedhurve të popullit”.