Dialogu që ndërmjetëson BE për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi duhet të ketë njohje të ndërsjellë dhe të jenë të përfshira drejtpërsëdrejti Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kështu i tha ambasadorit francez, Olivier Guerrot, Lumir Abdixhiku, për qëndrimet e partisë që drejton, Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Në një takim në selinë e LDK-së, Abdixhiku tha se në theks të veçantë bisedimet ishin për dialogun Kosovë – Serbi.
Postimi i plotë:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim delegacionin e deputetëve të Asamblesë Kombëtare të Francës të shoqëruar nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në vend, me theks të veçantë për dialogun Kosovë – Serbi.
Kryetari Abdixhiku shpalosi qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me këto zhvillime, duke ritheksuar se LDK mbështet procesin e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në arritjen e njohjes së ndërsjellë.
Kryetari Abdixhiku po ashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në të gjitha proceset.