4.2 C
New York
Wednesday, November 19, 2025

Buy now

Abdixhiku: Albin Kurti si Don Kishoti, Republika nuk po udhëhiqet nga arsyeja

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka quajtur Albin Kurtin, Don Kishot, e ku tha se ai pret tension, përplasje e konflikt, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se seanca e sotme është për elektoral e jo për zgjidhje.

“Dua t’i drejtohem kësaj salle me një pamje shumë të thjesht por ironikisht e fatkeqësisht shumë domethënëse për realitetin politike të Kosovë atë të Don Kishtotit, jo si figurë e letërsisë por si një metaforë politike sepse për fat të keq shteti ynë, shoqëria e republika jonë ka një kohë që po udhëhiqet  jo nga arsyeja por nga një realitet paralel që e sheh vetëm një njeri politik në vend, Albin Kurtin. Për ju të pushtetit që bërtisni teksa flasim ne këtu që leximin nuk e keni pasur as dëshirë e as qëllim, e duket e as obligim, Don Kishoti ëshë një nga personazhet më të famshme të letërsisë botërore, një figurë komplekse, idealiste, tragjike, shpeshherë e thellësisht komike. Pra, një figurë tragjikomike. Sikur Don Kishoti edhe Albin Kurti i Vetëvendosjes zgjohet çdo ditë në një botë që e ka krijuar vetë, dhe në atë botë Albin Kurti i Vetëvendosjes sheh dhe krijojnë vec kundërshtarë. Kundërshtarë që duan ta kthejnë Serbinë në Kosovë. Edhe ty gjeneral Hadërgjonaj, edhe ty Ramush, Fatmir e juve burra e gra që keni lufut për lirinë e Kosovës, pra gjithë ju e ne duhet ta kthejnë realitetin e Albin Kurti Serbinë në Kosovës. Kundërshtarët që duan ta bllokojnë Kosovën, vendin tonë, vendin kur prej dallim prej teje ne fëmijët i rrisim këtu”, tha ai.

Ai më tej tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Kosova nuk duhet nuk duhet të mbahet peng i udhëtimit imagjinar, nuk mund të qeveriset me fantazitë e një njeriu e me përplasje të shpikura, tradhtarësh, bllokues. Teksa njerëzit tanë janë në hallë. Vendi dhe Republika jonë nuk duhet të lihet në dorën e atyre që luftojnë me mulli erësh, dhe ndjekës që iu shkon pas. Në emr të LDK le ta mbyllim këtë seancë me një të vërtetë të thjesht dhe të vërtetë të madhe se koha e Don Kishtoëve duhet të përfundojë. Kosova është Republikë, përgjegjësi e detyrim. Jemi shumë më shumë se sa që janë këta. Le të bëhemi gati për zgjedhje, le t’i japim fundin e merituar një propagande popullsitë”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit