Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova aktualisht ndodhet në tri kriza kombëtare.
Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se në Kosovë nuk ka politikë publike dhe kjo është arsyeja që s’ka zhvillim.
Sipas tij, Qeveria ka vazhduar të rrit polarizimin në jetën publike.
“Polarizimi i Qeverisë është në nivel shumë të lartë. Nga politika e fjalëve janë shndërruar në persekutues, siç ka ndodhur me bizneset dhe mediet. Nuk kemi bërë politikë kundër diçkaje kemi bërë politikë për diçka. Kjo ka qenë formula e fitores në Prishtinë”, u shpreh Abdixhiku.
Ai theksoi se kjo qeveri është e vetmja që realizon video propaganduese kundër opozitës, por në të njëjtën kohë sulmon edhe mediat.
“Po na rrezikohet liria e të shprehurit, po rrezikohet demokracia. Ideja për mbylljen e mediave është tregues që demokracia në Kosovë nuk funksionon. Kemi një frikë shoqërore. Kjo më frikëson më tepër. Tash po atakohet njeri si qenie e pavarur”, tha Abdixhiku.
Më tej, tha se Kosova aktualisht është në gjendje jo të mirë dhe është e sanksionuar nga aleatët.
Ai në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, tha se vitin e ardhshëm do të jetë në pozitë edhe më të vështirë.
“Një vend i sanksionuar nuk është në pozicion të mirë, që ka komunikim me ndërmjetësues vetëm përmes konferencave, është në pozicion vajtues”, tha Abdixhiku, duke folur për procesin e ”
“Kundërshtarët e LDK-së janë të mirë vetëm në krizë, në sharje, dhe në polarizim”.
“Mendoj që në këto tri vitet e fundit mjaftë kemi pasur krizë”