Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar një deklaratë të kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku nga vizita në një fshat të Klinës.
Aty, Abdixhiku dëgjohet duke thënë se nuk janë në politikë për t’u ankuar, por për të dhënë zgjidhje.
“Në politikë nuk jemi për me u anku. Në politikë jemi për me dhanë zgjidhje. Duhet të vendosim apo i rikthehemi rrguëtimit tonë tradicional, apo po e dorëzojmë Kosovën tek e majta e tek ata që edhe na prishin me aleatë, as nuk bëjën zhvillim ekonomik, largojnë njerëzit prej Kosovës, edhe ankohen gjithë ditën çka ka ndodhë në 20 vitet e fundit.” – ka thënë ai.
Tutje, Abdixhiku u shpreh se nuk duhet të përmendet fjala “luftë”.
“Mos me u përmend fjala luftë, por me u folë për të ardhmen, për investime, për arritje, jo për frikë e për luftë.” – tha ai.
Video e plotë: