24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Abbott: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë mund të normalizohen edhe pa njohjen nga Serbia

- Advertisement -

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se normalizimi i marrëdhënieve është i mundshëm edhe pa njohjen zyrtare të Kosovës nga Serbia.

Britaniku shtoi se Kosovës i duhet njohja nga vendet mosnjohëse të BE-së dhe NATO-s për të përparuar në rrugën e saj euro-atlantike, por jo domosdoshmërisht edhe njohja nga shteti serb.

“Po, mund të ketë normalizim. Nëse flasim për njohjen de-jure mund të nevojitet një kohë më e gjatë, kjo na kthen te pyetja se cili është motivi? Nëse e shohim se cilat janë motivet, çfarë nevojitet për të avancuar? Përshtypja ime është që nëse Kosova dëshiron të përparojë, duhet të jetë anëtare e paktit euro-atlantik, qoftë në NATO, ose ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në kuadër të kësaj nuk do të thotë që duhet patjetër të njiheni nga Serbia, por duhet të keni njohje nga ato vende të BE-së dhe NATO-s që nuk ju njohin”, tha Abbott në Rubikon të Klan Kosovës.

Abbott shtoi se çështja është se a dëshiron Kosova që të presë njohjen de-jure nga Serbia dhe më pas të fokusohet në rrugëtimin e saj euro-atlantik, apo ta kthejë fokusin kah Perëndimi pa e pritur njohjen nga shteti serb.

“A preferon Kosova të pres për anëtarësim në NATO dhe marrjen e statutit të vendit kandidat për anëtarësim në BE derisa sa marrë njohjen de-jure nga Serbia? A është kjo ajo që doni të bëni? A jeni të gatshëm ta lejoni Serbinë që ta kontrollojë rrugën tuaj? Përgjigjen duhet ta japë Kosova. Këshilla ime është…unë mendoj se duhet të keni proces të normalizimit dhe kjo mund të bëhet përmes procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, nuk shoh rrugë tjetër, sepse gjithmonë ka nevojë për normalizim dhe për normalizim duhet të ketë vullnet politik nga të dyja palët” tha Abbott.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit