0.8 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Abbott: I uroj sukses Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, sinjal i përkushtimit në demokraci

- Advertisement -

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, i ka uruar sukses Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, teksa e ka parë një gjë të tillë si sinjal për angazhim në demokraci e mbrojtje të qytetarëve të saj.

Abbott këto deklarata i ka dhënë në ‘Facebook’-un e tij, teksa e ka parë edhe si përqafim të vlerave evropiane.

“Dëshira e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës është një sinjal i mirëpritur i përkushtimit të saj ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj. Është gjithashtu një shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë së saj për të mbështetur vlerat kyçe evropiane dhe për të çuar më tej integrimin ndërkombëtar. I uroj suksese Kosovës!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit