Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas dënoi të dielën “çdo projekt” për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në vende të tjera.
Në një deklaratë, Abbas shprehu kundërshtimin dhe dënimin e fortë të çdo projekti që synon zhvendosjen e popullit tonë nga Rripi i Gazës, duke shtuar se palestinezët “nuk do të braktisin tokën dhe vendet e tyre të shenjta”.
Komentet e Abbasit vijnë pasi Donald Trump shprehu idenë e zhvendosjes së palestinezëve në vendet fqinje, përfshirë Jordaninë dhe Egjiptin.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë tha se mbretëria ishte”e vendosur dhe e palëkundur në refuzimin e saj të zhvendosjes së palestinezëve”.
Nuk është e qartë nëse presidenti amerikan ia ka bërë zyrtarisht kërkesën Egjiptit, por ministria e saj e jashtme ka refuzuar çdo përpjekje të tillë.