29.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Abbas anulon takimin me Bidenin, pas bombardimit të spitalit në Gaza

- Advertisement -

Një zyrtar i lartë palestinez tha se presidenti Mahmoud Abbas ka anuluar pjesëmarrjen e tij në një takim të planifikuar të mërkurën me presidentin Joe Biden dhe liderë të tjerë të Lindjes së Mesme.

Abbas ishte planifikuar t’i bashkohej mbretit të Jordanisë, Abdullah II dhe presidentit egjiptian, Abdel Fattah el-Sissi në samitin e së mërkurës në Aman, Jordani, ku ata do të diskutojnë luftën Izrael-Hamas me Bidenin.

Por zyrtari i lartë tha se Abbasi po tërhiqej për të protestuar ndaj një sulmi të supozuar ajror izraelit në një spital në Gaza që zyrtarët shëndetësorë thonë se ka vrarë mbi 500 njerëz, raporton Associated Press.

“Presidenti është shumë i zemëruar pas lajmit për masakrën izraelite në spitalin e Gazës dhe vendosi të kthehet menjëherë në Ramallah”, tha zyrtari.

Të ngjashme

Të fundit