13.1 C
New York
Wednesday, March 11, 2026

Buy now

Abazoviq viziton nesër Kosovën, kjo është agjenda e tij

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq gjatë ditës së nesërme pritet  të vizitojë Kosovën.

Gjatë qëndrimit të tij, Abazoviq do të zhvillojë takime me liderë të institucioneve shtetërore, kryeministrin e vendit, Albin Kurti, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe me zyrtarë të tjerë shtetëror.

Po ashtu është bërë e ditur se në takimin ndërmjet dy kryeministrave, do të nënshkruhet marrëveshja bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Më tutje gjatë vizitës në Kosovë, Abazoviq gjithashtu do të takohet edhe me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nga i cili do të pranojë Çelësin e Prishtinës.

Ndërsa në Aleancën Kosovare të Bizneseve, kryeministri Abazoviq do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi me drejtuesin e kësaj organizate, Agim Shahini.

Në kuadër të ditës së parë të vizitës në Republikën e Kosovës, Abazoviq do të zhvillojë takime edhe me drejtues të partive politike parlamentare.

Ai do të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku

Të ngjashme

Të fundit