11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Abazoviq pas takimit Muhaxherin: Shpresoj që shumë shpejt të bëhet binjakëzimi në mes të Pejës e Ulqinit

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është deklaruar pas takimit që pati me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Abazoviqi tha se është i lumtur që ndodhet në Pejë dhe e uroi Muhaxherin për bashkëpunimin.

Ai tha se shpreson që shumë shpejt të bëhet binjakëzimi në mes të Pejës dhe Ulqinit.

“Jemi shumë të lumtur që jemi në Pejë, e uroj kryetarin e Pejës për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Shpresoj që shumë shpejt presim të bëhet binjakëzimin në mes të Pejës e Ulqinit. Shohim që ka funksionuar mirë rripi me Gucinë. Kënaqësi e madhe për ne, ju uroj çdo sukses në çdo lëmi dhe ju mirëpresim në Mal të Zi”, ka thënë Abazoviqi.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit