1.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Abazoviq pas takimit me Kurtin e Osmanin: E kaluara të lihet prapa, e ardhmja të ndërtohet në paqe

- Advertisement -

I nominuari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një imazh të ri, shkruan GE.

Kjo deklaratë e Abazoviqit erdi pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalisë në Turqi.

“Po i forcojmë marrëdhëniet tona fqinjësore bazuar në respekt të ndërsjellë. E kaluara të lihet prapa dhe të krijohet e ardhmja në bazë të vlerave paqësore universale”, ka shkruar Abazoviqi në Twitter.

Për takimin me Abazoviqn ka shkruar edhe Kurti.

“Ne nuk duhet t’u dorëzohemi autokratëve në asnjë vend dhe asnjëherë. Vetëm një botë që është e bashkuar dhe aktive e demokratike do të ndalojë Putinin dhe do të parandalojë despotë të tjerë në të ardhmen”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit