Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka mbërritur në Prishtinë.
Abazoviq e zhvillon këtë me ftesë të ftesë të kryetarit të Aleancës Kosovare e Bizneseve (AKB), Agim Shahini.
Gazetari Venhar Isufi ka publikuar një video të Abazoviqit nga momentet e tij të para në Prishtinë.
“Gëzohem shumë. Kënaqësi e madhe. Faleminderit të gjithëve”, ka thënë Abazoviq në ambientet e njërit prej hoteleve në kryeqytet.