20.5 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

Abazoviq flet për raportet me Kurtin dhe çështjen e demarkacionit: Nuk ka pyetje që s’do ta qesim në tavolinë

- Advertisement -

Dritan Abazoviq, ka folur si mandatar për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, ndërsa sa i përket pozitës së kryeministrit, ai deklaroi për Klan Kosovën, se do ketë raporte shumë të mira me shtetin e Kosovës.

Sipas tij, bashkëpunimi me shtetet e rajonit, mbetet një ndër gjërat më të rëndësishme në politikën e jashtme e Malit të Zi.

”Qëllim i një prej gjërave më të rëndësishme në politikën e jashtme të Malit të Zi është bashkëpunimi me të gjithë shtetet në rajon, normalisht edhe me Kosovë, patjetër”.

”Natyrisht, që ne, kur të instalojmë qeverinë e re, do të vazhdojmë edhe në mënyrë më të lartë të ngrisim relacionet në mes gjithë shteteve në rajon, kjo edhe ish tregu si çështje në nevojë posaçërisht në këto momente krize, se kemi invazionin rus në Ukrainë. Andaj duhet të jemi të sigurt që vetëm së bashkut, të gjithë shtetet e këtij rajonit, mund të sjellin një frymë të re në Europë”.

”Besoj që edhe me Qeverinë e Kosovës do të jenë raportet shumë të mira”.

Tutje ai nuk ka përjashtuar për vendosje në tavolinë diskutimi edhe çështjen e Demarkacionit, marrëveshje mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai tha për gazetarin e Klan Kosovës, Flamur Gajtanin, i cili ndoqi nga afër zgjedhjet në Ulqin, se si kryeministër do të jetë transparent bashkë me homologun e tij kosovar, për të trajtuar në detaje këtë ujdi.

”Nuk ka pyetje të cilën ne nuk do ta vendosim në tavolinë. Kur të vijë qeveria e re, do t’i hapim të gjitha pyetjet në tavolinë, pra, ne duhet të kemi një transparencë në punën tonë. Por, duhet të jenë të gjithë të vetëdijshëm që ish-qeveria në Kosovë ka marrë vendime së bashku me ish-qeverinë në Mal të Zi. Ndaj nëse identifikohet ndonjë gabim apo fajtor, ajo nuk mund t’i adresohet qeverive aktuale”.

Abazoviq ripërsëriti se ai është i gatshëm qysh nesër të shkojë në Parlament për çështjen e formimit të qeverisë së re.

”Sa më takon mua, unë jam i gatshëm të shkoj nesër në Parlament. Por, kam kuptim të plotë për partitë tjera. Çdo kush në Mal të Zi mezi pret të formohet qeveria e re”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit