-7.9 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Abazoviç: Çdo konflikt me ndërkombëtarët nuk është i mirë as për Kosovën e as për rajonin

- Advertisement -

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në konferencën e përbashkët me Edi Ramën tha se çdo konflikt me ndërkombëtarët nuk është i mirë as për Kosovën e as për rajonin.

Sipas kryeministrit malazez, Kosova dhe Serbia duhet të qëndrojnë në marrëveshjen për normalizimin e raporteve, e arritur sipas planit franko-gjerman, për të cilin palët janë pajtuar në fund të shkurtit në Brukselit.

“Çdo konflikt me ndërkombëtarët nuk është i mirë as për Kosovën e as për rajonin. Sipas mendimit tim do të ishte mirë me shkru drejt firmosjes së asaj marrëveshje, mendoj se ajo kish qenë një bust i mirë për të gjithë rajonin”, ka thënë Abazoviq.

Ai ka thëne se vizita e kryeministrit shqiptar atje vërteton marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Iniciativa e kryeministrit të Shqipërisë do të marrë vetëm mbështetjen tonë. Ne nuk mbështesim asnjë lloj agresiviteti. Çdo gjë që është rezultat i dialogut, marrëveshjes, çdo gjë që nënkupton që dy apo më shumë palë të ulen, të flasin njëra me tjetrën, që me mënyra demokratike të arrijmë një zgjidhje, ne absolutisht e mbështesim. Në këtë kontekst e shohim pozitive vizitën e zotit Rama, i cili ka vizituar dhe vende të tjera të rajonit. Sonte ka një pjesë të takimeve të tij dhe kur është fjala për Malin e Zi ai gjithmonë është i mirëpritur. Jo vetëm ai, por çdo kryeministër i rajonit, çdo kryeministër nga Europa, nga çdo pjesë e botës që vjen me mesazhin që si bashkarisht, në mënyrë konstruktive t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore, dinjitoze dhe demokratike,” – u shpreh Abazoviq.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit