-0.8 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Abazi: VV po tenton t’i dërgojë partitë politike në përplasje fizike

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga AAK, Haki Abazi i ka quajtur të turpshme deklaratat e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj opozitës gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas tij me këtë gjuhë Lëvizja Vetëvendosje është duke tentuar që ta dërgojë në përleshje fizike përplasjen mes partive politike.

“Ta quash opozitën bërllok është turp. Por edhe me e përdorë gjuhën e ministres së jashtme për ushtarët e UÇK-së jo që është turp por është tentim për përleshje, tentim për të krijuar tensione sepse duhet të kuptoni që gjithmonë deklarata e cilido zyrtar e krijon një efekt shumë më të madh e në këtë rast shumë më negativ tek votuesi i fundit, te militanti i partisë së tyre. Tani llogaritni se ku duan ta dërgojnë realisht përplasjen ndërmjet partive politike, në përplasje fizike”, ka thënë ai në Tëvë1.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit