Haki Abazi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë një interviste në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, e cilësoi deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti si një “narcizoid politik.”
Abazi ka shprehur se ai vetë është përgjegjës për ardhjen e Kurtit në pushtet dhe se ndihet i detyruar t’i kërkojë falje publike qytetarëve.
“Ne kemi të bëjmë me një narcizoid politik, unë po them për një njeri me të cilin kam bashkëpunuar afër, kam qenë zv,kryeministër në kohën kur është bërë për herë të parë e të vetme kryeministër prej opozitës 15-vjeçare”.
“Unë sot i kërkoj falje publikisht secilit njeri që kam menduar bashkë me ta që përfundoi tranzicioni dhe po fillon etapa e zhvillimeve të mëdha të Kosovës. Unë jam bashkëfajëtor që një njeri si ai është në pushtet sot”, tha Abazi.