6.6 C
New York
Thursday, February 26, 2026

Buy now

Abazi thotë se Kurti refuzoi të diskutojë për Kosovën në NATO

- Advertisement -

Anëtari i AAK-së Haki Abazi, ka pasur kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.

Abazi tha se Kurti gjatë takimeve me kongresmenë dhe senatorë amerikanë ka refuzuar të diskutojë rreth integrimit të Kosovës në NATO.

Këtë deklaratë, ai e bëri gjatë emisionit DPT te Fidani në Klan Kosova.

“Ka refuzuar t’i diskutojë hapat e duhur për anëtarësim. Senatori Chris Murphy dhe senatorja Shaheen kanë qenë në Kosovë menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe kanë kërkuar një plan (roadmap) për anëtarësim në NATO në bashkëpunim. Në atë takim, Kurti ka refuzuar të involvohet në diskutimin e parashtruar nga senatorët dhe kongresmenët amerikanë”, deklaroi Abazi

Të ngjashme

Të fundit