2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Abazi thotë se deputetët e VV-së që nuk votuan për Kodin Civil janë kërcënuar e fyer brenda partisë

- Advertisement -

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se ish-partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, ka kërcënuar deputetet që kanë votuar kundër Kodit Civil, një pikë në të cilën legjitimon regjistrimin e personave të komunitetit LGBT për bashkëjetesë.

Kodin Civil e kishin votuar kundër disa deptuetë të LVV-së, përkundër se ishte kërkesë publike e LVV-së që të votohet.

Abazi ka thënë se në prapaskenë këta deputetë janë kërcënuar, fyer në vazhdimësi.

Sipas tij kërcënimet kanë përfshirë largimin nga grupet parlamentare si dhe mos futjen e tyre në listat e ardhshme zgjedhore.

”Deputetët  Vetëvendosjes si Eman Rrahmani, Visar Korenica janë kërcënuar në vazhdimësi. Kur janë anatemu emrat e deputetëve nëpër ambasada nga Mimoza Kusari-Lila. Njerëzit që nuk kanë votu për Kodin Civil janë larguar prej listave të të ftuarve”, tha fillimisht ai në DPT te Fidnai të T7.

‘”Janë kërcënuar me largim nga komisionet parlamentare, ka qenë trysni e madhe. Vetë nga Kurti i është bërë kërcënim të gjithë deputetëve që nuk janë duke e përcjellur vendimin e Kurtit që më nuk do të hyjnë në listë”, ka thënë Abazi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit