Anëtari i AAK-së dhe ish-deputeti Haki Abazi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për të cilin tha se mendon që nëse thotë ‘Kosova ka qeveri, por nuk ka parlament’, e kryen problemin.
Sipas Abazit, kjo nuk është kryerje e problemit, teksa sipas tij, Kurti nuk ka absolutisht asnjë kompetencë ekzekutive për situatat që mund t’i ndodhin vendit në muajt në vazhdim.
“Rreziku në këtë status-quo është shumë i madh që dikush tjetër të na pres teshat neve në raportin e forcave gjeopolitike, edhe në rajon por edhe glob”.
“Do të jetë shumë më e vështirë mbrojtja e interesave tona në cilin do nivel kur nuk kemi qeveri dhe struktura politike që komunikojnë me qendrat e vendosjes”.
“Në këtë moment ku jemi, jemi në një situatë, ku përveç vizitave të Osmanit nëpër vende të ndryshme, ne jemi të mbyllur në mënyrë hermetike për sa i përket komunikimit diplomatik”, tha Abazi në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Tutje, ai komentoi edhe deklaratën e presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se me këto zhvillime, Serbia do të fitojë edhe në raport me Kosovën.
Për këto deklarata, Abazi tha se janë alarme të cilat nuk po dëgjohen në vesh të qytetarëve të Kosovës, e ku po duket se Kurti po e dëgjon vetëm veten çka flet.