13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Abazi: Reagimi i Hovenier s’është befasi, hapja e urës mund të shkaktojë tensione

- Advertisement -

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se reagimi i ambasadorit amerikanë për çështjen e hapjes së urës së Ibrit është vazhdimësi e qëndrimit ë ShBA-së, BE-së dhe NATO-s për këtë çështje.

Ai ka thënë se deklarime të tilla si masë preventive të ambasadorin kanë qenë edhe më herët, pasi mund të ketë informacione më shumë se Qeveria e Kosovës, ashtu siç ka ndodhë në të kaluarën.
Abazi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka thënë se hapja e urës së Ibrit mund të shkaktojë tensione.

“Asgjë e befasishme në vazhdën e qëndrimi të ShBA-së, BE-së dhe NATO-s, ky konsiderohet hap i cili mund të shkaktojë tensione dhe mund të provokojë situata të cilat e zhvendosin feksurin e procesit politik në aspektin e sigurisë”, ka thënë Abazi.

Ndryshe ai krejt temën e hapjes së urës së Ibrit e ka vlerësuar se po bëhet për efekt elektoral.

“Insistimi në këtë kohë është për efekt elektoral, sidomos mënyra si po bëhet testimi, lyerja është që populli Kosovës edhe diaspora të mbajnë fokusin sa më gjatë që është e mundur tek ura e Mitrovicës dhe gjithë debati paraelektoral të bëhet për çështjen e përplasjes së Kosovës me aspektet e pazgjidhura në këto 25 vite, e që është edhe ura”, ka thënë Abazi.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit