“Jemi në rrugëtimin më të dëmshëm që ka mundur Kosova me hy. Problemi qenësor është që aty nuk është thënë që Fondi Sovran e ka këtë qëllim të futjes përbrenda të aseteve nacionale për me u bë shtylla kryesore. Ekonomia jonë nuk është garuese fare as në rajon, lerë më me ekonomitë evropiane”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje tha se përmes Fondit Sovran tentohet që sektori privat të dëmtohet e të zvogëlohet.
“Tentohet që sektori privat të dëmtohet edhe të zvogëlohet dhe të futet në boshtin e ekonomisë kosovare kontrolli përmes Fondit Sovran. Ky është gabim. Ne nuk mund ta ndikojmë trendin ekonomik rajonal. Tregu ose është i lirë ose i kontrollueshëm, kur është i kontrollueshëm është jo i lirë edhe investitorët nuk vijnë këtu”, shtoi ai.
Ndërkohë, për Qeverinë e Kosovës, Ligji për Fondin Sovran është një nga reformat më të mëdha për zhvillim ekonomik të vendit. Në Fondit Sovran është paraparë që e gjithë pasuria më e rëndësishme publike e Kosovës të bartet aty.
Gjithashtu, është bërë e ditur se Fondi Sovran do të marrë përsipër ndërmarrjet publike të natyrës komerciale si Trepça, Korporata Energjetike e Kosovës, Posta, Telekomi, Hekurudhat Infrakos dhe Hekurudhat Trainkos, si dhe asetet me potencial zhvillimor që tani administrohen nga Agjencia e Privatizimit.