Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e cila deklaroi se “Blinken është nxituar me deklaratën ndaj situatës në Veri”.
Abazi në DPT te Fidani të T7, ka thënë se Mimoza Kusari-Lilën nuk e kanë votuar gjakovarët për kryetare të komunës e tash po i tregon Blinken është nxituar apo jo.
Sipas Abazit, Kusari-Lila ka mbrojtur të gjitha gabimet e qeverive të kaluara në dialog, duke përfshirë edhe atë të Hashim Thaçit ku forcat policore i dërgoi në Veri.
”Këto deklarata të Mimzoa Kusarit janë edhe kur është vra Enver Zymberi atje, duke i dalë mbrojtje Hashim Thaçit në atë kohë. Gjatë tërë kohës Kusari i ka mbrojtur gabimet rreth dialogut të qeverive ku ka qenë pjesë”, ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës.
”Me quajt sekretarin Blinken të nxituar është guxim shumë i madh i njerëzve të paditur. Zonjës Kusari nuk ja kanë jap besimin gjakovarët e vetë e tash duhet me i tregu Blinken çfarë është nxitim e çka jo”, ka thënë Abazi.