13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Abazi pasi iu ndërrua ulësja në Kuvend: Zyba tentonte ta krijonte një situatë të pakëndshme

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi është përballur me një situatë ttë pakëndshme sot në Kuvendin e Kosovës, pasi që atij i kishte ndërruar ulësja, dhe i njëjti nuk kishte informacione për këtë.

Abazi e ka arsyetuar deputetin e VV-së, Besim Muzaqi duke thënë se ishte i manipuluar dhe i keqinfomuar.

“Është e dhimbshme që realisht unë nisem për në sallën e Kuvendit, shkoj tek ulësja ku e kam edhe kartelën me të cilën paraqitesh për fjalë dhe aty është i ulur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi dhe unë nga ai kërkova ta dijë pse është tërhequr kartela. Ai më tha që i është thënë që tani e tutje duhet të ulet në vendin tim. Unë i tregova që nuk jam fare i informuar për këtë vendim dhe derisa nuk kam një vendim të tillë, i kërkova të ma liroj vendin. Sigurisht që Muzaqi u ndje keq, ai sigurisht ishte i keqinformuar, ishte manipuluar duke i thënë që unë jam i informuar. Por, unë as në emailin zyrtar, e as në telefon nuk jam informuar për këtë çështje.” – ka thënë Abazi.

Ai tutje në Tëvë1ka thënë se deputeti Sali Zyba ka tentuar të krijojë një situatë të pakëndshme aty brenda duke qëndruar mbi kokën e Abazit.

“Zyba qëndronte mbi kokën time, duke tentuar të krijojë një situatë të pakëndshme aty brenda. Ne megjithatë nuk jemi shkollë e mesme, pavarësisht se si e konsiderojnë njerëzit punën e deputetit.” – ka thënë ai.

Në fund Abazi ka thënë se ata kanë mundur që ta informojnë me një email ose dokument që ulësja e tij në Kuvend është ndërruar.

“Nëse ke durimin dhe tolerancën që të ulesh me Vuçiqin me orë të tëra, kanë mundur të ma shkruajnë një email ose dokument ku do isha informuar. Në këtë mënyrë nuk do të ballafaqohesha me situata të tilla.” – ka thënë Abazi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit