-7.1 C
New York
Sunday, February 1, 2026

Buy now

Abazi pas dorëheqjes se Lajçak: A është korruptuar me rezervat shtetërore? Pas dosjeve të Epstein gjithçka është e mundur

- Advertisement -

Miroslav Lajcak dhe ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi dhe ish-ministër i Jashtëm sllovak, ka njoftuar se, pas publikimit të komunikimeve të tij me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, ai po tërhiqet nga pozicioni i tij si këshilltar i Kryeministrit sllovak Robert Fico.

Lidhur me tërheqjen e tij, ka reaguar Haki Abazi. Ky i fundit, ka thënë se Lajçak së fundi kishte ‘’folenë në Bukë e Kryp e Zemër’’. Abazi ka shtruar pyetjen se a është ‘’korruptuar Lajpak me rezervat shtetërore’’.

Postimi:

Goodbye Lajçak!

Mogherini e para, Lajçaku i dyti, …. Lajçaku kishte së fundi folenë në Bukë e Kryp e Zemër 🙂, me ashensor privat, prapa perdeve të padukshme në mbrëmjet e “rëndësishme”.  A është korruptuar Lajçak me rezervat shtetërore? Pas Epstein Files gjithëçka është e mundur!

Lajçaku kishte përdorur metodologjinë Epstein edhe për t’i vendosur në lajthitje udhëheqësit e Kosovës dikur!

Lajçak më kishte shpallur armikun kryesor të tij për shkakun që pa rreshtur dhe në takime të niveleve me të larta Evropiane dhe Amerikane kam kërkuar sqarim dhe e kam sfiduar hapur se pse nuk e ka ndegjuar këshillën e Edward Kukan për njohjen e Pavarësisë së Kosovës sa ishte ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë.

Goodbye Lajçak, turpi i mbuloftë përkrahësit e tij nga radhët e Kosovarëve.

Të ngjashme

Të fundit