12.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Abazi me akuza të rënda: Kurti po i detyron ministrat të flasin kundër policisë e prokurorisë

- Advertisement -

Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi ka thënë se kryeministri Kurti, po i detyron ministrat e tij të dalin me video kundër prokurorisë dhe policisë.

Sipas tij, një veprim i tillë i Kurtit është rrënim i demokracisë dhe parimit për ndarjen e pushteteve.

Tutje, ai thotë se i pari i Qeverisë, sipas tij është vazhdim i sistemit të kalbur dhe mendësisë përçarëse.

“Shkuarja e Kurtit në Greqi ku nuk ishte ftuar Rama për shkak të rastit të Bejlerit nga Himara, tregon sa i interesuar është Kurti për interesin e kombit. Me Ramën është përplasur për teke personale dhe për egot e majtistëve egocentrik e inatçorë, e që në fund pësojnë qytetarët. Por, Shqipëria e ka njohur dhe e ka mbrojtur dhe do ta mbrojë Kosovën, Kosova e ka Shqipërinë aleatin e përjetshëm në ditë të bardha e të zeza. Greqia nuk e njef Kosovën, asnjë shqiptarë në veriun e Greqisë nuk ndjehet i sigurtë me u deklaru shqiptar e as me folë gjuhën shqipe hapur, a nuk është çështje kjo gjë? Po çamët a janë çështje? Kur u bë Kurti mik i Micotakis, të djathtëve grek përderisa hezitoi që të uronte Kryeminsitren e Italisë Meloni për fitorën pikërisht pse ishte e djathtë. Unë këtu jam me Ramën dhe Himarën, ndërsa Kurti le të vrapoj poshtë e përpjetë në koordinim me Radojcicin e Micotakisin ndoshta ata na sjellin Abetarën- Apo Ardian Gola- Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim”, tha ai.

Postimi i plotë i Haki Abazit:

Konferenca e të Premtës

🔴Kurti po i detyron ministrat të dalin me video fjalime kundër prokurorisë dhe kundër policisë. Ky është rrënim i demokracisë dhe parimit themeltar për ndarjen e shtyllave të pushtetit.

Paaftësinë për të qeverisur nuk e mbulon dot duke krijuar konflikte me të gjithë. Sistemi i drejtësisë ka shumë mangësi, por nuk është punë e as përgjegjësi dhe është kundërkushtetuese që Kryeministri dhe ministrat e tij servil të bëhen vlerësuesit e sistemit të drejtësisë e aq më pak të policisë.

Ky nuk është ndryshimi, Kurti është vazhdimi i sistemit të kalbur dhe mendësisë përqarëse!

🔴Shkuarja e Kurtit në Greqi ku nuk ishte ftuar Rama për shkak të rastit të Bejlerit nga Himara, tregon sa i interesuar është Kurti për interesin e kombit. Me Ramën është përplasur për teke personale dhe për egot e majtistëve egocentrik e inatçorë, e që në fund pësojnë qytetarët. Por, Shqipëria e ka njohur dhe e ka
mbrojtur dhe do ta mbrojë Kosovën, Kosova e ka Shqipërinë aleatin e përjetshëm në ditë të bardha e të zeza. Greqia nuk e njef Kosovën, asnjë shqiptarë në veriun e Greqisë nuk ndjehet i sigurtë me u deklaru shqiptar e as me folë gjuhën shqipe hapur, a nuk është çështje kjo gjë? Po çamët a janë çështje? Kur u bë Kurti mik i Micotakis, të djathtëve grek përderisa hezitoi që të uronte Kryeminsitren e Italisë Meloni për fitorën pikërisht pse ishte e djathtë. Unë këtu jam me Ramën dhe Himarën, ndërsa Kurti le të vrapoj poshtë e përpjetë në koordinim me Radojcicin e Micotakisin ndoshta ata na sjellin Abetarën- Apo Ardian Gola- Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim!

Në mbledhjen e qeverisë pas kthimit, Kurti raporton me formulim demagogjik, fund e krye gënjeshtër dhe i frikësuar që mediat dhe qytetarët janë duke lexuar pasigurinë e tij për përshkrimin e vizitës. As taktike as strategjike, por fjalime nga dëshprimi dhe dështimi. Fiasko kombëtare, nuk e pret Kryeminstrin e Shqipërisë por me vrap shkon në Greqi për të krijuar përcepcion të falsifikuar se nuk është i izoluar dhe mashtron opinionin për bisedat dhe me një fotografi- jepja dorën Zelenskit- ndërsa Vuçiç del me marrëveshje për mosnjohjen e Kosovës nga ana e Ukrainës. Po Kryeministër, Vuçiç ishte në Athinë pavarësisht që nuk e përmend si me qenë fëmijë i klasës së tretë (pa libra) dhe po Rama – Kryeministri i Shqipërisë, shtetit amë nuk ishte i ftuar në Athinë. Rrnoftë Çairi!

🔴Me çfarë punë po merret Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës këto ditë?

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit