11.8 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Abazi: Kurti po kërkon vota që ta rrëzojnë nga pushteti

- Advertisement -

Megjithëse konferenca e deputetit Haki Abazi u tentua që të pengohej nga zilja që fton deputetët të hyjnë në sallë, ai përsëri e vazhdoi atë.

Në këtë konferencë Abazi paraqiti disa nga “dështimet” e Qeverisë Kurti.

Ai fillimisht ka thënë se prishja e marrëdhënieve me SHBA-në është reale, duke thënë se Kurti po kërkon vota për ta rrëzuar nga pushteti e që për këtë Abazi theksoi se “s’ka votë për ta rrëzuar atë”.

“Opozita nuk mund ta rrëzojë këtë qeverisje, Grenelli nuk ekziston më, Escobar nuk është njëri që krahasohet me Grenellin dhe asnjë interes nuk ka askush ta rrëzojë Qeverinë Kurti. Unë e asnjë deputet me integritet brenda LVV-së, nuk është i interesuar ta rrëzojë Qeverinë Kurti dhe nuk do t’ia jap askujt kënaqësinë ti shfaqin dështimet në qeverisjen dyvjeçare. Zgjedhjet e brendshme në LVV, vrasja e plotë e demokracisë në Kosovë, lënia jashtë e aktivistëve të kahmotshme të LVV-së. Dështimi në diplomaci. Kam kërkuar që të formohet Komision Hetimor për privatizime por që është bllokuar me urdhër të sekretares së LVV-së, Diona Mihali”, u shpreh ai ndër të tjera.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit