Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, ka arritur në kulmin e armiqësisë me partnerët ndërkombëtarë.
Abazi ka thënë se Kurti po bëhet rrezik për partneritetin ndërkombëtarë dhe sigurinë e vendit.
“Kurti i rrethuar me mendësitë servile dhe komuniste së pari krijoi dhe shpalli luftë për armiqtë e brendshëm dhe tani ka arritur kulmin e armiqësisë me partnerët ndërkombëtarë. Milicia e tij e Facebook është mobilizuar për të goditur këdo që I duket që nuk pajtohet me të. Kurti po bëhet rrezik për partneritetin ndërkombetar dhe sigurinë e vendit.” – ka thënë Abazi.
Më tej, ai ka pasur kritika edhe ndaj Kuvendit të Kosovës duke thënë se deputetët e VV-së “përkrahën koordinimin me Radojiçiqin.
“Për një grusht vota, Kurti e ka stopuar procesin e integrimit Euro- Atlantik të Kosovës.”
“Kuvendi i Kosovës ka dështuar të kryej punën, në alarmin e rrugës së gabuar, deputetët e mazhorancës përkrahën koordinimin me Radojçiçin dhe heshtën para diktatit dhe taktizimit neo-komunist.” – ka shkruar ai në Facebook.