0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Abazi: Kurti po bëhet rrezik për partneritetin ndërkombëtar dhe sigurinë e vendit

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, ka arritur në kulmin e armiqësisë me partnerët ndërkombëtarë.

Abazi ka thënë se Kurti po bëhet rrezik për partneritetin ndërkombëtarë dhe sigurinë e vendit.

Kurti i rrethuar me mendësitë servile dhe komuniste së pari krijoi dhe shpalli luftë për armiqtë e brendshëm dhe tani ka arritur kulmin e armiqësisë me partnerët ndërkombëtarë. Milicia e tij e Facebook është mobilizuar për të goditur këdo që I duket që nuk pajtohet me të. Kurti po bëhet rrezik për partneritetin ndërkombetar dhe sigurinë e vendit.” – ka thënë Abazi.

Më tej, ai ka pasur kritika edhe ndaj Kuvendit të Kosovës duke thënë se deputetët e VV-së “përkrahën koordinimin me Radojiçiqin.

Për një grusht vota, Kurti e ka stopuar procesin e integrimit Euro- Atlantik të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të kryej punën, në alarmin e rrugës së gabuar, deputetët e mazhorancës përkrahën koordinimin me Radojçiçin dhe heshtën para diktatit dhe taktizimit neo-komunist.” – ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit