-4.8 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Abazi: Kurti nuk beson në Kosovë, e as në institucionet e saj

- Advertisement -

Deputeti i Pavarur, Haki Abazi tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk beson në Kosovë , e as në institucionet e Kosovës.

Abazi në RTV21 dha edhe një qëndrim sa i përket raporteve të Kurtit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Ideja e përplasjes me Ramën është në idenë e një dështimi ndërkombëtar të projketit të shtetësisë së Kosovës, për të arritur në një moment tjetër të rihapjes  së cështjës së definimit të Kosovës si pjesë e mundshme për të iu bashkuar Shqipërisë.”, tha Abazi.

Sipas tij kjo formë që ai e tha është gabim.

“Kosova e plotë dhe e zhvilluar duhet t’i bashkohet Shqipërisë, e jo një Kosovë e cila është e varfëruar e dështuar edhe komplet e lënë anash”, tha Abazi

“Brengosja është me u qu në një tribunë të madhe si “Air Albania” edhe me bë thirrjen e Albin Kurtit si lideri gjithshqiptar, ballafaqimi me Ramën e ka vetëm atë qëllim , ma nuk ka kundërshtar politk në Ksoovë me të cilët Kurti mund të përplaset, nuk ësht ëThaci , nuk është Isa Mustafa, nuk është Haradinaj është Edi Rama”, tha Abazi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit