2.2 C
New York
Saturday, January 11, 2025

Buy now

Abazi: Kurti është në shërbim të agjendës së Serbisë

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në shërbim të agjendës së Serbisë.

Abazi tha se Kurti duhet ta sqarojë se si ia ka mundësuar Serbisë që ta izolojë Kosovën e të depërtojë agjenda zhvillimore e saj, e cila nënshkroi tri marrëveshje që sipas Abazit janë qenësore për shtetin serb.

“Liderët politik ndjekin një kurs që izolon Kosovën në njërën anë dhe Serbia nënshkruan tri marrëveshje strategjike brenda një katër vjeçari. Unë mendoj që formulimi politik është legjitim në kuptimin e rezultateve, të cilat Kosova i ka bë. Unë në politikë flas me rezultate. Rezultati i Kurtit është ardhë në izolimin e Kosovës dhe depërtimin e tri marrëveshjeve qenësore për Serbinë. Tani, në cilin kapacitet zotëri Kurti ia ka mundësuar Serbisë që ta izolojë Kosovën e të depërtojë agjenda zhvillimore për vete? Ato janë çështje që vetë Kurti duhet të dalë në debat dhe t’i sqarojë. Kurti është në shërbim të agjendës së Serbisë, me rezultate”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit